Një i mitur është therur me thikë sot në Gjakovë dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtor Rajonal i Policisë në Gjakovë, i cili bëri me dije se i dyshuari është në arrati.
“Rasti ka ndodh rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, tha ai.
Policia vazhdon hetimet për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./Arbresh.info
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...