Ju është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Abazi të cilët humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.
Më ceremoni fetare e nga qindra qytetarë dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit në ora 12 e 30 minuta.
Të pranishëm në këtë varrim përveç familjarëve, miqve e dashamirëve të familjes Abazi ishin edhe politikanët e vendit.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, Rrustem Berisha, ministër në largim, Anton Quni e Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit ishin vetëm disa nga figurat që morën pjesë në varrimin e tyre.
Të ndjerët kanë lënë pas vete gratë me fëmijë.

Dy vëllezërit Abazi kishin shkuar në Shqipëri për punë dhe humben jetën nga tërmeti i cili deri më tash morën jetën e 41 personave.
Pikërisht për këtë tragjedi Kosova shpalli ditë zie ditën e 27 nëntorit./arbresh.info/

Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun