Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me një set për pastrim dhe 23 copë gëzhoja cal-7.62 mm, shkruan Arbresh.info.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Viti / 21.02.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me një set për pastrim dhe 23 copë gëzhoja cal-7.62 mm.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...