Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Arif Spahiu në Llapashticë të Epërme të Podujevës, Policia e Kosovës po vijon me hetime intensive për kapjen e të dyshuarit për këtë vrasje.
Sipas burimeve të Sinjalit, bastisjet në shtëpinë e të dyshuarit Arber Havolli, rreth 32-vjeçar, janë ende në zhvillim, ndërsa njësitet policore po punojnë në mënyrë të koordinuar për lokalizimin dhe ndalimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty./Sinjali
Lexo edhe:
Të shtëna me armë në një fshat të Podujevës, policia konfirmon vdekjen e një personi
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...