Policia në Prizren, ka pranuar një deklaratë nga një qytetar pasi kishte rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike dhe ka filluar hetimet për këtë rast.
Viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurate i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar.
Policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit.
Drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve elektronike apo mesazheve telefonike, pasi të dyshimtit duke i mashtruar viktimat se kinse kanë fituar dhuratë, po arrijnë që të përfitojnë duke i mashtruar qytetarët.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...