Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 00:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin në gjendje të dehur N.D (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me djalin dhe nusen e djalit të tij R.D (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe A.A ( F/K) e moshës 23 vjeçare shkakton dhunë në familje për të disatën herë”, thuhet në njoftim.
Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj , mirëpo për shkak të gjendjes së tij të dehur policia nuk ka mundur të kryej intervistimin dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”. /arbresh.info/
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...