Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë “Eko-Regjioni” në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, është ndaluar për 48 orë, si vazhdimësi e aksionit të zhvilluar të hënën, ku u arrestuan edhe një zyrtar i ndërmarrjes dhe një biznesmen.
Shala po hetohet për keqpërdorim në prokurim publik lidhur me një tender.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të lëshuar të sot.
Urdhër kontrolli më 26 janar është realizuar në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë edhe ambientet e “Eko-Regjioni”.
Gjatë aksionit, në kuadër të të cilit u arrestuan dy persona, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjeve në banesa dhe në ndërmarrjen publike janë konfiskuar kontrata, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy laptopë dhe para.
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...