Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i akuzuar për vjedhje të rrymës, ka komentuar propozimin e Prokurorisë së Apelit për hedhje të aktakuzës ndaj tij.
I kontaktuar nga KALLXO.com, deputeti i LDK-së me këmbëngulësi mohon të ketë pasur përgjegjësi për veprimet e ndërmarra nga përgjegjësit e njësive të kompanisë së tij “Elkos”.
“’Elkos’ ka mbi 100 orë elektrike, ka objekt që nuk kam qenë 5 vite, nga viti 2010 si deputet kam qenë me ligj i obliguar të bart të gjitha përgjegjësitë tek menaxheri dhe menaxherët e njësive, që çdo njësi ka përgjegjësi që është me kontratë dhe i regjistruar si përgjegjës juridik. Nga këtu fillon arsyeja se përgjegjësia ime nuk ekziston në asnjë rast”, tha Kelmendi për KALLXO.com.
Ai shtoi se në rast të hedhjes së aktakuzës do t’i gëzohej një zhvillimi të tillë. Mirëpo, shton ai, hedhja e aktakuzës nuk do ta largonte dëmin që sipas tij i është shkaktuar.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...