Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati ka vizituar sot varrin e babait të tij, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.
Gucati i cili është dënuar me burg nga Gjykata Speciale nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.
Por ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e EULEX-it.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe ka dënuar 4 vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh, për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale./teve1.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...