Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njoftoi se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të miratuar buxhetin e vitit 2026.
Hyseni tha se propozimi i buxhetit është dorëzuar te të gjitha subjektet politike, teksa seanca është njoftuar të mbahet të premten.
“Megjithëse ekzistojnë votat për ta kaluar buxhetin, shprehim gatishmëri për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë buxhetin e Komunës së Gjilanit.
Buxheti është jetik për qytetin tonë. Nuk duhet të mbetet më pengesë, por zgjidhje për zhvillim dhe mirëqenie”, shkroi Hyseni.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...