Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Bela Boszik, ka qëndruar për vizitë pune në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Alban Hyseni.
Temë diskutimi ishin projektet zhvillimore në komunë, investimet ekonomike e arsimore dhe forcimi i bashkëpunimit.
I pari i Gjilanit tha se ambasadorit të Hungarisë në Kosovë Bela Boszik, i ka prezantuar projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se u dakorduan që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në thellimin e marrëdhënieve me Komunën e Gjilanit./rtk/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...