Gjendja e përgjithshme e sigurisë në qytetin e Mitrovicës është më e qetë sesa në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa sa i përket problemit të ekstremizmit, nuk ka vend për panik.
Kështu u vlerësua gjatë takimit me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të premten në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Ai tha se është në të mirë të Kosovës që të mos lejohet ekstremizmi i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës. Hyseni ka përgëzuar institucionet komunale për angazhimin e tyre në këtë drejtim.
Sipas tij, feja islame dhe ‘Isis’-i janë koncepte krejtësisht të kundërta dhe nuk kanë asgjë të përbashkët.
Edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë takim u pajtuan se situata aktuale në komunën e Mitrovicës është e qetë dhe stabile, ndërsa sa i përket çështjes së ekstremizmit nuk ka vend për shqetësim.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT