Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.
Hyseni në një intervistë për Arbresh.info tregon se si ka ndodhur ngjarja.
Ai thotë se kane qenë në gjumë, dhe nuk e kanë dëgjuar dhe vetëm kur ka dal në korridor e ka parë një vrimë të hapur.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, kur ne ishim në gjumë dhe nuk e kemi dëgjuar. Kur kam dal në koridor e kam parë një vrimë të hapur, një herë kam menduar që është nga shiu por kur jam afruar e kam vërejtur dhe me të hapur derën e kam parë rrëmujën që ishte krijuar pas shpërthimit”, deklaroi ai.
Hyseni thotë se nuk dyshon në askënd, dhe nuk ka probleme më askënd por që mund të ndërlidhet me punën që ai bën.
“Nuk dyshoj në askënd, nuk kam probleme me dikë, por mund të ndërlidhet me punën si kryesues i bordit mbikëqyrës në Ndërmarrjen Trepça”, tha ai.
Tutje ai u shpreh se kushdo që ka probleme me të nuk zgjidhen duke hedhur granata dore në shtëpinë e tij.
“Policia kanë ardhur shpejt dhe janë duke u marrur me rastin. Kushdo që ka probleme me mua ato nuk zgjidhen duke hedhur granata dore tek shtëpia ime. Shumë shpejt policia do t’i gjejë dhe pres të marrin dënimin e merituar akteri apo akterët që e kanë krijuar këtë ngjarje”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
lexo edhe:
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...