Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është shprehur kritik për qasjen që ka kryeministri Albin Kurti ndaj këtij procesi.
Ai ka thënë se Kurti ndryshoi qëndrimin rreth ngritjes së mundshme të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se pas dy-tre muajve nga “s’do të ketë dialog njëetnik në do të ketë Asociacion”.
“S’guxon të krekoset një kryeminstër. Kjo është krekosje dhe s’mund ta kualifikosh ndryshe nëse s’je për interesa urgjente. S’ka interes më urgjent për Kosvën sesa ta mbyllë konfliktin me Serbinë”., tha Hyseni në Klan Kosova
Hyseni shtoi se në takimin që ka pasë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili gjithashtu është i ngarkuar me punë të dialogut, i ka thënë që të mos ketë iluzione që SHBA do të ndryshojë qasje ndaj problemeve ballkanike.
“I thashë që s’do të kaloni më mirë se me Grenellin. S’ndryshon politika amerikane në mënyrë aq rapide, sepse ajo është konstante. Metodat mund të ndryshojnë, por jo thelbi. Ballkani është interes strategjik i SHBA-së”.
Ish-koordinatori po thotë se mbajtja përherë e status quo me Serbinë mbahet edhe si kauzë e përhershme për t’u mashtruar më lehtë populli dhe duke harruar problemet e brendshme.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira