Komuna e Gjilanit ka njoftuar se punimet për ndërtimin e ri të objektit të Stacionit të Autobusëve janë në vazhdim, pas shembjes së objektit të vjetër.
Për të parë ecurinë e deritanishme të punimeve, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai theksoi se puna ka nisur me intensitet.
Sipas tij pas rrënimit të objektit të vjetër, hapësira e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po merr një formë krejtësisht të re.
“Me një investim prej 1 milion eurosh, ky projekt do të sjellë një hapësirë moderne dhe funksionale që do të shërbejë për qytetarët tanë dhe gjithë vizitorët e studentët”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi më tej se ky është vetëm fillimi i një transformimi të madh./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...