Zyrtarë të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë evidentuar së fundmi raste të kalimit ilegal të kufirit në shtetin e tyre nga kosovarët. Në anën tjetër, të mërkurën mbrëma disa autobusë janë nisur nga Prishtina për në Beograd me synim vendet e BE-së.
Më fëmijë para duarsh që i ka zënë gjumi, Fatime Feta të mërkurën mbrëma priste bashkë me bashkëshortin autobusin e linjës Prishtinë – Beograd.
Afër tyre janë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë që presin autobusët e së njëjtës linjë, duke synuar më pas ilegalisht kalimin e kufirit drejt Hungarisë.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë më në Kosovë, por synojnë të arrijnë në një shtet të Bashkimit Evropian, ku edhe do të kërkojnë azil.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë