Në emisionin “Rubikon”, ku po debatohet për skeçin e fundit të grupit humoristik “Stupcat”, ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Fatmir Humolli tha se “Stupcat” kanë bërë gabim me atë skeç pasi kanë ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Humolli, po ashtu, tha se bashkësia ndërkombëtare nuk kishte ndërhyrë në Kosovë për të çliruar Kosovën, por për të ndihmuar Serbinë, duke e mbështetur deklaratën e tij në faktin se në Kushtetutën e Kosovës nuk ekziston një nen që lejon bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër.
Ai theksoi bashkësia ndërkombëtare Kosovës ia ka imponuar në politikë Hashim Thaçin e Xhavit Halitin.
“Shtetet demokratike na e kanë imponuar Thaçin e Halitin dhe janë faktorizuar me ndihmën e tyre. Ata nuk janë produkt i yni”, tha Humolli.
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...