Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Rajonale në Ferizaj është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.
Personi i raportuar si i humbur është Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë – Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.
Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...