Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën pasi zjarri përfshiu një shtëpi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për Arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 03:30.
“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti”, thekso mes tjerash Elezaj./Arbresh.info/
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?