Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Kombet e Bashkuara, “duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t’iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut”.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i ka thënë Times-it se diskutimet po vazhdojnë dhe se Guterres do të marrë vendimin përfundimtar “shumë shpejt”.
Në prill të vitit të kaluar, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me trajtimin e personave të zhvendosur të komunitetit rom në dy kampet në veri të Kosovës, raporton Rel.
Ai ka thënë se i ka marrë parasysh rekomandimet e Panelit për të Drejtat e Njeriut për dështimin e UNMIK-ut në trajtimin e personave të zhvendosur bashkë me kërkesën për kompensim ndaj këtyre banorëve.
Tanin, më pas, ka vendosur që kërkesën për kompensim t’ua procedojë organeve kompetente të Kombeve të Bashkuara.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin