Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi, duke thënë se ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjedhja e Dritan Abazoviqit për Kryeministër të Malit të Zi është një lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për shqiptarët kudo që janë.
Ai, tutje ka thënë se në këto kohë të vështira, shqiptarët në rajon duhet më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët dhe të rajonit./arbresh.info/
Statusi i plotë:
Edhe një kryeministër shqiptar në Ballkan! ? Zgjedhja e Dritan Abazoviqit për Kryeministër të Malit të Zi është një lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për shqiptarët kudo që janë.
Në këto kohë të vështira, shqiptarët në rajon duhet më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët dhe të rajonit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...