Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, njëherit nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm.
Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, “ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO!”.
“Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022!”, shkroi Hoxhaj.
Statusi i tij plotë në facebook:
Mirëmëngjesi Kosovë!
Lufta në Ukrainë po tregon se paqja evropiane ishte një pushim i përkohshëm! Kur shpërbërja e shteteve dhe shuarja e jetës së qytetarëve është realitet evropian, ka vetëm një politikë që mbron identitetin shtetëror, rendin demokratik dhe sigurinë e Kosovës: anëtarësimi në NATO! Javën e kaluar e thash në Kuvend dhe po e përsërisë sot: Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Planin Aksional për Anëtarësim (MAP), me mbështetje perëndimore! Kjo është kryetema e vitit 2022! /arbresh.info/
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!