Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë dhënë portalit lajmi.net, ka folur për garën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Hoxhaj ka shprehur besimin se PDK do të shënojë fitore në të gjitha komunat ku është në balotazh.
Hoxhaj ka folur për kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash në këto zgjedhje, të cilët i ka quajtur risi të skenës politike në Kosovë.
“Në këto zgjedhje kemi pasur kandidatë që janë risi e skenës politike në Kosovë. Mund të përmend këtu, Shaqir Totajn në Prizren, Valdete Idrizin në Mitrovicë, Agim Aliun në Ferizaj, por edhe kandidatë të cilët kanë dëshmuar që mund të udhëheqin suksesshëm me komuna në mandatet e mëhershme”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se programi qeverisës i PDK-së në nivel lokal është prej më të mirëve që është ofruar ndonjëherë, me plane që i shndërrojnë komunat në forca të zhvillimit ekonomik dhe në forca të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Vota qytetare ka dëshmuar se PDK-ja është aty ku ka qenë në vitet e fundit, si forcë kryesore politike në nivel qendror dhe lokal.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...