Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se taksa është duke i dëmtuar raportet mes Kosovës dhe Amerikës. Madje ai thotë se kjo taksë është duke e ndarë Kosovën prej SHBA’së.
“Taksa tash për tash është duke e ndarë Kosovën nga Amerika. Po them për kohen që jemi duke folur, do të thotë tre muaj pasi është marrë vendimi për taksën. Taksa ishte marrë për ta ndëshkuar Serbinë, por tash kjo taksë është duke i kushtuar Kosovës në raporte me Amerikën”, ka thënë Hoxhaj në emisionin Pressing në T7.
Ai ka thënë se taksa e ka arritur efektin e vetë, dhe sipas tij vendosja e taksës nuk ishte gabim.
“Vendosja e taksës ka qenë vendimi i duhur. Por edhe pezullimi e saj është vendim i duhur në këtë pikë. Fatkeqësisht taksa është duke e ndarë Kosovën nga Amerika. Kur presidenti Trump shkruan letër dhe merret me këtë çështje dhe ne nuk ndërmarrim asgjë atëherë e dëmtojmë marrëdhënien tonë me Amerikën. Nuk mund të lejojmë që politika jonë e jashtme dhe dialogu për njohje të reduktohet në këtë taksë”.
“Nuk kemi të bëjmë vetëm me Serbinë, por është qëndrim amerikan që të suspendohet taksa”.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...