Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin për Siguri Globale në Doha, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Sirisë për Emergjenca dhe Menaxhim të Fatkeqësive, Raed al-Saleh.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hoxhaj e cilësoi takimin si konstruktiv dhe të rëndësishëm, duke theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e Lindjes së Mesme.
“Edhe një takim konstruktiv dhe i rëndësishëm sot në Doha, me ministrin e Sirisë të Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh. Jam shumë krenar që kam mbështetur publikisht opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit! Njohja ndërkombëtare e vendit tonë mbetet prioritet i imi i pandalshëm, ashtu si edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme. Andaj, tani më shumë se kurrë është momenti i duhur që Siria të njohë pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar përpjekjet drejt njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të shtetit të Kosovës./Arbresh.info
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...