Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.
Duke e falënderuar për mbështetjen e Bullgarisë dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, Hoxhaj e ka informuar zëvendëskryeministrin Karakachanov për procesin e transformimit të FSK-së.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se përkrahja e Bullgarisë si shtet anëtar i NATO-së është tejet e rëndësishme për këtë proces.
Gjatë qëndrimit në Sofje, Hoxhaj ka takuar edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Kristian Vigenin.
Palët diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...