Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, po merr pjesë në punimet e Munich Security Conference, ku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Në kuadër të konferencës, Hoxhaj u takua me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Në një postim në Facebook, ai theksoi se takimi u përqendrua në perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për avancimin e procesit të integrimit.
“Biseduam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për domosdoshmërinë që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe për faktin se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje politike, por projekt strategjik për vetë Evropën. Integrimi i rajonit tonë është përmbyllja natyrore e projektit evropian.”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjatë qëndrimit në Mynih, Hoxhaj zhvilloi gjithashtu takime me Ministrin e Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe me deputetë të Bundestag dhe ish-ministra të jashtëm nga vende të ndryshme, përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave