Pas zbulimit të shumë mospërputhjeve gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të plotë.
Hoxhaj ka vlerësuar se ky vendim është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Ai ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për parregullsitë e konstatuara të mbajnë përgjegjësi, duke nënvizuar se vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies mund të ruhet besimi i qytetarëve në demokraci dhe në institucionet e shtetit.
Sipas Hoxhajt, rinumërimi i plotë është i nevojshëm për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë realisht vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhje.
“Vendimi i KQZ për rinumërim të plotë të votave, është hap i domosdoshëm për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Vota është e shenjtë dhe nuk guxon të preket, të deformohet apo të manipulohet. Çdo votë duhet të numërohet saktë dhe drejt. Personat përgjegjës për këto parregullsi duhet të japin përgjegjësi. Vetëm kështu ruhet besimi në demokraci dhe në institucionet e shtetit.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Arbresh.info
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP