Në 76-vjetorin e themelimit të NATO-s, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përcjellë një mesazh falënderimi dhe angazhimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Hoxhaj ka vlerësuar rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të NATO-s në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, si dhe praninë e saj të vazhdueshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.
“76 vite unitet, forcë dhe siguri. Gëzuar ditëlindjen, NATO! Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirimin tonë më 1999 dhe për praninë tuaj të vazhdueshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë,” ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se tani është koha e fundit dhe më se e domosdoshme që, së bashku me shtetet udhëheqëse të NATO-s, Kosova të ecë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancë.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan, duke u bërë shteti i 33-të i Aleancës në një të ardhme të afërt,” ka theksuar ai./Arbresh.info/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi