Zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve Evropiane në qeverinë e Maqedonisë Bujar Osmani ka kryer vizitën e parë zyrtare në Kosovë, shkruan arbresh.info
Ai është takuar me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ku më pas kanë dalë në konferencë të përbashkët.
Në këtë takim është folur për raportet mes dy vendeve si dhe për thellimin e bashkëpunimit fqinjësor.
“Menduam të kemi edhe një mbledhje të përbashkët të qeverive tona në Prishtinë e Shkup. Na presin shumë punë që të përgatisim këtë mbledhje, por kemi pasur përvojë të mirë me mbledhjet me Shqipërinë”, është shprehur Hoxhaj.
Kurse Bujar Osmani ka uruar qeverinë e re të Kosovës, ndërsa ka thënë që kjo e fundit është një partner i rëndësishëm ekonomik.
“Kosova është partner i rëndësishëm ekonomik dhe ne duam t’i thellojmë marrëdhënie bilaterale. Jam koordinator i projektit për integrim në BE, jemi në shërbim të institucioneve”, ka thënë Osmani në konferencë./arbresh.info/
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...