Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, duke thënë se trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me pikëllim i themi lamtumirë Presidentit Martti Ahtisaari, një gjigant i diplomacisë dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqes.
“Me pikëllim i themi lamtumirë Presidentit Martti Ahtisaari, një gjigant i diplomacisë dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqes. Ai do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë! Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...