Drejtori i përgjithshëm i Policisë ka deklaruar se nuk përjashtohen sulmet e reja terroriste në Kosovë. Megjithatë, Hoxha ka deklaruar se Policia e Kosovës ka bashkëpunim me institucionet e tjera dhe është e gatshme ta përballojë çfarëdo sfide.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se nuk përjashtohen sulmet e reja terroriste në vend.
Në intervistën në të cilën foli lidhur me sulmin në Banjskë e atë në “Ibër-Lepenc”, ai ka thënë se Policia merr informata rregullisht nga institucione të tjera dhe mund t’i dalë ballë cilësdo sfidë.
“Nuk përjashtohet kjo mundësi. Ajo çfarë mund t’ju garantoj është që ne kemi një kontroll të mirë në veriun e Kosovës, kemi një bashkëpunim dhe shtrirje të mirë gjithandej në veri të vendit dhe kemi kapacitete të shumëfishuara të Policisë së Kosovës me qëllim të ballafaqimit me çfarëdo sulmi që mund të jetë. Domethënë, ne kemi kapacitete, kemi informacione, kemi inteligjencë, kemi një koordinim të mirë me bashkësinë ndërkombëtare, në këtë rast me KFOR-in dhe EULEX-in… Kështu që koordinimi është i mirë, vullnetin dhe motivin policët tanë e kanë shumë të lartë, janë të pajisur me pajisjet e nevojshme që i duhen për të kryer detyrën atje. E pastaj urojmë që të mos kemi telashe, por nëse ka do të jemi të gatshëm t’i dalim ballë çdo sfide, çdo problemi që mund ta kemi përpara”, ka thënë ai. /koha
Tre të rinj vdesin pas një aksidenti në rrugën Gjirokastër-T...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...