Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbajtur takim njohës me Komisionin për Kompensimin e viktimave.
Ministrja Hoxha theksoi se këtë çështje e ka trajtuar me prioritet që nga marrja e postit të Ministres, duke përpiluar legjislacionin sekondar, si dhe ditë më parë, është propozuar, emërimi i këtij Komisioni që mori miratimin në Qeveri.
“Kompensimi i viktimave të krimit, është më shumë se obligimin ligjor, është detyrim yni ligjor dhe moral që kjo çështje të rregullohet sa më parë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Komisioni qeveritar për kompensimin e viktimave në kuadër të vet ka gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga Ministria e Drejtësisë, ekspertë nga fusha e mjekësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Pas sigurimit të mjeteve financiare, theksoi Ministrja Hoxha, me insistim të Ministrisë së Drejtësisë, pres që ky proces të ekzekutohet sa më parë në pajtim me ligjin.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur