Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se ministria që ajo e drejton po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të zbatuar reformat e nevojshme.
Ajo këto komente i bëri në takimin ndërministror, dedikuar reformës së administratës publike.
“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, tha Hoxha.
Ajo ka vënë në dukje se Kosovës i duhet administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie.
“Reformën e administratën publike do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performancës së saj duan përkushtim”, tha Hoxha.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira