Drejtori i policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, pas pranimit dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, ka falënderuar ambasadën amerikane ku ka thënë se këta drona do të shërbejnë për të monitoruar situata të ndryshme sidomos në monitorimin e kufijve.
“Sot kemi pranuar disa dronë duke falënderuar ambasadën amerikane. Ambasada amerikane ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor dhe falënderoj që ka qenë gjithmonë përkrahës dhe në veçanti kur e humbëm rreshterin e policisë Afrim Bunjaku. Ambasadori ka qenë aty ku duhet me qenë në emër të qeverisë amerikane për institucionet dhe popullin e Kosovës. Ky donacion do të ndikoj pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë duke bërë të mundur monitorimin e protestave të mëdha, ahengjeve, ndeshjeve dhe situatave siç ishte në Banjskë. Janë dronë pajisje që janë zgjedhur nga ekspertët e policisë dhe zyrtarët e tjerë. Unë do ta garantojë që këto dronë do të përdoren vetëm në situata dhe ato ligjore për të parandaluar çdo të keqe që mund të vijë”, tha ai.
Sipas tij, operacioni i 24 shtatorit ka bërë që besueshmëria e policisë të ngritët dhe të jetë i suksseshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht.
”Ne i gjithë stafi policisë do të luftojmë që ta mbajmë sa më lart besimin. Një rol i veçantë është trajnimi i zyrtarëve tanë policor, dhe për këtë duhet t’i kemi pajisjet sa më të sofistikuara për të rritur kapacitete e saj. Transparenca e datës 24 ka bërë që besueshmëria e policisë të ngritët”, tha Hoxha./Arbresh.info/
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...