Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka shkruar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në rolin e tij.
Hovenier në aplikacionin “X” ka thënë se presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Me kënaqësi të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar ai në X./arbresh.info/.
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...