Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier nesër do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Sipas njoftimit ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 deri në roën 13:00, shkruan Arbresh.info.
Hovenier do të mbajë fjalë rasti, njofton ambasada.
“Pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët do të prezantohen para Ambasadorit Hovenier nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda si dhe në prani të Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërie Nagavci, Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe mysafirëve të respektuar.”, thuhet në njoftim.
“Gjatë Ceremonisë do të ofrohet përkthim simultan në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...