Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, që është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, Krishtlindjet i priti në kampin Bondsteel ku mysafire pati presidenten Vjosa Osmani dhe familjen e saj.
Hovenier tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, ishin të nderuar për prezencën e Osmanit dhe se Krishtlindjet i festuan bashkë me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që këtë festë e pritën larg familjeve të tyre.
“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na bashkohen në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Ju uroj festat e fundvitit të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info/
Laura and I were honored to have President @VjosaOsmaniPRKS and her family join us at Camp Bondsteel to celebrate Christmas with U.S. and NATO soldiers serving far away from their families and contributing every day to a peaceful and safe Kosovo. Wishing Happy Holidays to… pic.twitter.com/u9JMhRFv7b
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 26, 2024
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë