Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që importohen nga Serbia.
Hovenier e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit.
Ai thekson se i vlerëson partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier në “X”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Kamionët me mallra serbe hyjnë në Kosovë, përcillen nga policia e dogana deri te terminali doganor
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...