Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë që le të sjellë kjo festë dashuri në jetën tonë, dhe le të jetë kjo ditë një moment reflektimi, falënderimi dhe ripërtëritjeje të besimit dhe vlerave më të thella njerëzore.
“Në këtë periudhë magjike të vitit, në këtë moment të veçantë që solli shpresë, paqe e dashuri për njerëzimin, lutem që zemrat tuaja të hapen për dashuri. Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi, falënderimi dhe ripërtëritjeje të besimit dhe vlerave më të thella njerëzore. Le të sjellë kjo festë dashuri në jetën tonë. Le të ndjejmë sonte magjinë e vlerave që bëjnë botën një vend më të bukur”, shkroi Hoti.
Postimi i tij:
Të dashur miq,
Gëzuar festën e Krishtlindjes!
Në këtë periudhë magjike të vitit, në këtë moment të veçantë që solli shpresë, paqe e dashuri për njerëzimin, lutem që zemrat tuaja të hapen për dashuri.
Le të jetë kjo ditë një moment reflektimi, falënderimi dhe ripërtëritjeje të besimit dhe vlerave më të thella njerëzore.
Le të sjellë kjo festë dashuri në jetën tonë. Le të ndjejmë sonte magjinë e vlerave që bëjnë botën një vend më të bukur.
Miq,
Qofshi të mbushur me paqe, shpresë dhe lumturi.
Gëzuar festën e Krishtlindjes me bekime, dashuri dhe shëndet!
Avdullah Hoti
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?