Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ua ka uruar festën e 7 Marsit të gjithë mësuesve.
Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria në detyrë do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.
“Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë. Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta”.
“Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19”.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Të gjithë mësimdhënësve ju përcjelli urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të çmuar!”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-s...
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...