Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
‘’Ambasadori e uroi Kryeministrin për mandatin e ri në krye të Qeverisë, duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë.Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha’’, thuhet në njoftim.
Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve, thuhet më tutje./Arbresh.info
Tiranë: Plagoset me thikë 55-vjeçari pas një konflikti
Rutte: Rusia e di, nëse përdorin armë bërthamore në Ukrainë,...
Unai Emery, mjeshtëri i Ligës së Evropës
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...