Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë të ditur deputeti nga radhët e kësaj partia, Avdullah Hoti, të premten do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës.
Për ish-kryeministrin e Kosovës, Hoti, një vendim i tillë buron nga fakti se Ligji, sipas LDK-së, shton ndikimin politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se hiqet sistemi i karrierës punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.
“Pozitat drejtuese që kanë kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit, e cila gjë bie ndesh me parimin e ‘të drejtave ligjore të fituara’, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social në Facebook. /arbresh.info/
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...