Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri e njoftoi shefin e zyrës belge për prioritetet e qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.
Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë.
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër