Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti është takuar me ministrin e Çekisë për Çështjet Evropiane, Martin Dvorak.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se pas luftës, Dvorak ka shërbyer si zyrtar i UNMIK-ut duke kontribuar në funksionalizimin e institucioneve lokale në Istog, Gjakovë dhe rajonin e Pejës, shkruan Arbresh.info.
“Ishte kënaqësi të takohem me Ministrin e Çekisë për Çështjet Evropiane, z. Martin Dvořák, mik i Kosovës dhe njohës i mirë i situatës. Pas luftës, si zyrtar i UNMIK-ut, ai ka kontribuar në funksionalizimin e institucioneve lokale në Istog, Gjakovë dhe rajonin e Pejës.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, gjatë këtij takimi është bsieduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Biseduam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer të Çekisë në të gjitha proceset euro-integruese të Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera deputeti opozitar./Arbresh.info/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...