Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar, që në këtë rast është Kadri Veseli.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se janë të bashkuar kundër koalicionin PAN dhe se asnjë deputet nga ta nuk do ta votojë Haradinajn për Kryeministër.
“Zyrtarët e këtij koalicioni po mundohen t’i ofrojnë qytetarëve qeveri të kontrabanduar. 29 deputetët e koalicionit nuk do të kontrabandohen nga PAN. Qytetarët i kanë votuar për këtë koalicion dhe se këtë ata shumë mirë e dinë. Koalicioni LAA qëndron prapa marrëveshjes që kanë arritur si koalicion. Këto takime janë mbajtur për t’u marr vesh për pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit”, ka thënë Hoti.