Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot është ditë feste në LDK, sepse sot për herë të 10-të mbahet Kuvendi zgjedhorë i kësaj partie.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Hoti.
“Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej”, shtoi Hoti./Arbresh.info
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...