Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se në tri vite të qeverisjes Kurti, s’ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.
Hoti, vlerëson se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës të ekonomisë, teksa shton se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur sipas tij, shumë.
Sipas tij, e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo siç tha ai, zhvillim.
Postimi i plotë i tij:
Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.
Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.
Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim./Arbresh.info/
KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica