Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Márkusz për punën e tij të përkushtuar në Kosovë, si dhe për përkrahjen e përhershme që Hungaria i ka dhënë vendit tonë, transmeton arbresh.info
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin e Hungarisë Márkusz për prioritet e Qeverisë së Kosovës dhe për hapat që po ndërmerren për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Po ashtu, Kryeministri Hoti potencoi se Kosova dhe Hungaria i kanë të gjithë mundësitë që ta intensifikojnë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, sidomos në sektorin ekonomik, në infrastrukturë, në arsim etj.
Duke i uruar ambasadorit László Márkusz suksese në detyrat e tij të ardhshme, kryeministri Hoti tha se institucionet dhe qytetarët e Kosovës, dhe ai personalisht, e vlerësojnë lart punën e ambasadorit Márkusz gjatë mandatit të tij në Kosovë.
Ndërsa, ambasadori Márkusz, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për këtë takim lamtumirës dhe për bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Kosovës, shprehu bindjen se marrëdhëniet në mes Hungarisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej.
“Për Hungarinë, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht e kulturalisht janë pjesë e Evropës, ndaj ne vlerësojmë se e ardhmja juaj e përbashkët është në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori Márkusz./arbresh.info/
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...