Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët e vendit me rastin e ndërrimit të moteve.
Mes urimeve, Hoti ka thënë se po e përmbyllim një vit me shumë sfida dhe paqartesi, teksa ka uruar për gjetjen e një rrugë drejt një të ardhme të ndritur e të jetueshme për brezat e rinj, përcjell Arbresh.info.
“Po e përmbyllim një vit me shumë sfida dhe paqartësi. Uroj që viti i ri të jetë më i mirë për Kosovën. Uroj të arrijmë të gjejmë pajtimin dhe mençurinë për të rrugëtuar drejt një të ardhme të ndritur e të jetueshme për brezat e rinj”, ka shkruar ish-kryeministri në llogarinë e tij në Facebook.
“Uroj që viti 2024 të jetë vit i mbarë për të gjithë shqiptarët, në trojet shqiptare e anekënd botës. Le të jetë ky viti i nisjes së një kapitulli të ri për prosperitet, harmoni dhe dashuri për të gjithë. Uroj që viti i ri të sjellë tek ju më shumë dashuri, harmoni, paqe e begati”, shkroi Hoti\Arbresh.info
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...